Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë dalë në një konferencë për shtyp pyetje përgjigje në selinë e PD-së.
Në këtë konferencë mbajti një qëndrim dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha se opozita e bashkuar është dakord për lista 100% të hapura. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, se i ka rënë maska pasi ai nuk do lista të hapura. Ai shpjegoi dhe pse sipas tij Rama nuk i pranon listat 100% të hapura, pa ndryshuar koalicionet parazgjedhore dhe shpërndarjen e mandateve.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, sipas variantit të hapjes së listave të pjesshme që mbështet PS-ja, 100 deputetët i bie të caktohen nga partitë, ndërkohë që qytetarëve u mundësohet të zgjedhin vetëm 40 deputetë.
DEKLARATA E BARDHIT
Opozita e Bashkuar ka bërë një hap të madh përpara për të arritur konsensus mes të gjitha forcave politike për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Opozita ka propozuar dje që palët të bien dakord për të hapur listat 100%, pa kufizime, duke mbajtur në fuqi koalicionet parazgjedhore dhe shpërndarjen e mandateve, sic është aktualisht në fuqi.
Ky është një qëndrimi i përhershëm i opozitës. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të bërë një diskutim transparent dhe gjithëpërfshirës për gjithcka në lidhje me zgjedhjet. E kemi bërë të qartë që nga fillimi që prioriteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe i Opozitës së Bashkuar, është garantimi i votës së lirë të qytetarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ishte Edi Rama që si publikisht, ashtu edhe në Këshillin Politik, refuzonte të diskutonte këtë temë. Ishte Edi Rama që refuzonte listat e hapura dhe ishte kundër tyre. Sepse cdo lëvizje e Edi Ramës është e motivuar nga frika e zgjedhjeve dhe humbjes së pushtetit të tij. Objektivi i tij, njëlloj si këto 4 vite pa rreshtur, ishte të ndalojë Opozitën e Bashkuar të konkurojë në zgjedhje e bashkuar si koalicion.
Për këtë qëllim, Edi Rama paraqiti në Kuvend, në mënyrë të njëanshme, një amendament kushtetutes që heq koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor.
Fillimisht, ai përdori alibinë e mungesës së 84 votave për të miratuar Marrëveshjen e 5 Qershorit. Edi Rama doli publikisht në mbështetje të heqjes së koalicioneve dhe gjoja hapjes gjysmake të listave vetëm një ditë pasi 6 deputetë deklaruan votën pro Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe realizuan kuorumin e duhur për marrëveshjen.
Pas kësaj ,Edi Rama u fsheh pas mashtrimit se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.
Si gjoja hapja gjysmake e listave, edhe pretendimi se koalicionet parazgjehdore dhe listat e hapura nuk shkojnë bashkë, janë dy mashtrimet e trasha të Edi Ramës, për të jusitifikuar frikën e tij nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.
Me formulën që propozon Edi Rama, 1/3 e listave, pra pjesa fituese, vazhdon të përzgjidhet nga partitë, ndërsa 2/3, pra listat humbëse, të jenë të hapura, pra zgjidhen nga qytetarët.
Kjo do të thotë që sipas formulës së Edi Ramës pjesën dërrmuese fituese të deputetëve ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Pra, rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar të jenë nga listat e mbyllura dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese, pra me lista të hapura.
Opozita e Bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Për të rëndësi ka vetëm pushteti i tij abuziv dhe grabitqar.
Maska e Edi Ramës ka rënë. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.
Me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore Edi Rama në praktikë çon votat që qytetarët hedhin kundër tij dhe Qeverisë së tij, për partitë e vogla të koalicionit opozitar, që prodhojnë mandate opozitare, si vota për Partinë Socialiste. Pra, votat që qytetarët hedhin për të larguar Edi Ramën, sipas propozimit të Edi Ramës për heqjen e koalicioneve, prodhojnë mandate për Edi Ramën.
Kjo është loja e Rames.Ky është teatri qe ka luajtur me fatet tuaja gjithë këto vite:
NDËRKOHË QË i ka braktisur njerëzit në meshirën e fatit
I ka lënë mjekët dhe infermierët pa mbrojtje
I ka lënë spitalet pa pajisje mjekësore
I ka lënë tavolinat tuaja bosh
I ka çuar bizneset drejt falimentit
E ka lënë ekonominë në rënie katastrofike
Po ÇFARË BËN PËRDITË?
Bën llogaritjet e tij të vogla dhe mediokre si të vjedhe dhe të zhbëjë vullnetin e shqiptarëve, vullnetit tuaj.
E firmosi konsenusin në 5 qershor — u përpoq gjithë korrikun ta prishë, derisa u detyrua ta kalojë.
Dhe tani si një humbës dhe frikacak i keq— po përpiqet ta zhbëjë me preteksin e hapjes së listave
TANI, QË NE PROPOZUAM ZYRTARISHT NË KËSHILL HAPJEN E TYRE 100% për t’u dhënë më shumë zë dhe kontroll juve, RAMËS I IKU GJUHA DHE AKOMA NUK E KA PRANUAR HAPJEN E LISTAVE PËR TË CILËN KA DITË QE CICËRONTE SI BILBILI…
Ai tani doli zbuluar para juve të gjithëve, para partnereve si mashtruesi dhe frikacaku më i madh!
TANI E SHOHIN TË GJITHË SE EDHE HAPJA E LISTAVE PËR RAMEN ISHTE LOJË VETEM QË TË NDRYSHOJË KUSHTETUTËN DHE TË DËMTOJE KOALICIONIN OPOZITAR!!!
Por as ai, dhe askush tjetër nuk do ta mbaje peng vendin dhe njerëzit që duan ditë më të mira për familjen e tyre.