Vendosni fjalën kyçe....

Britania lehtëson sërish masat shtrënguese, rihap palestrat dhe pishinat


Palestrat dhe pishinat e mbyllura në Angli e rifilluan punën të shtunën për herë të parë që nga vendosja e masave kufizuese në mars.

Këto objekte u rihapën me kusht të respektimit të distancës sociale, në bazë të udhëzimeve që i ka publikuar qeveria. Sipas këtyre udhëzimeve, njerëzit duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit sa më shumë që është e mundshme.

Rihapja e palestrave dhe pishinave erdhi në kohën kur Anglia po vazhdon t’i lehtësojë masat kufizuese, shkruan “CNN’.

Të premten, në këtë shtet u bë e obligueshme vendosja e maskës në dyqane, banka, postë, qendra tregtare dhe në stacione të transportit.

Deri më tani, Britania e Madhe i ka regjistruar 45,762 viktima të koronavirusit, që është shifra më e lartë në Evropë dhe e treta në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *