Aktori Tom Cruise ka marrë “OK” që të anashkalojë kufizimet e karantinës në Norvegji, në mënyrë që të filmojë filmin tjetër të “Mission: Impossible 7.”
Lajmi u konfirmua nga ministri norvegjez i Kulturës dhe i Barazisë Abid Raja. Ai zbuloi një telefonatë të tijën me aktorin, me të cilin kishte diskutuar për kthimin e tij në vjeshtë.
“Sipas një regjimi shumë të rreptë për shkak të koronavirusit me kosto që shkojnë rreth 6 milion, MI7 me Tom Cruise do të lejohet të xhirojë në Norvegji”, postoi ministri Raja në Twitter, duke shtuar se kostot nuk do të mbulohen nga vendi i tij.
Raja theksoi se kasta dhe ekuipazhi i filmit, do të duhet të testohen dy herë për koronavirusin “pas mbërritjes” në mënyrë që të filmojnë, përveç kontrolleve ditore të temperaturës.
Raja shtoi se ai po pret me padurim kthimin e Cruise në Norvegji për filmin.