Të famshmit e Hollivudit kanë përsëritur thirrjet e tyre për të hequr financimet ndaj policisë në SHBA ndërsa kaë shprehur mbështetjen e plotë për protestat në SHBA me anë të një peticioni të ri.
Yjet e Hollivudit përfshijnë aktorët Debra Messing, Natalie Portman, John Legend, Jane Fonda, Kendrick Sampson dhe Joaquin Phoenix, të cilët kanë shtuar emrat e tyre në peticionin, që po u bën thirrje politikanëve të zvogëlojnë shpenzimet e policisë dhe të rrisin fondet për programet në komunitet dhe nisma të tjera lokale.
“Ne bashkohemi në solidaritet me luftëtarët e lirisë në Minneapolis, Louisville dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Dhe ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund terrorit të policisë”. – thuhet ndër të tjera në peticion.
Peticioni përshkruan tre kërkesa për politikanët vendas:
- Mos votoni për të gjitha rritjet në buxhetet e policisë
- Votoni për të ulur shpenzimet dhe buxhetet e policisë
- Votoni për të rritur shpenzimet për programet e kujdesit shëndetësor, arsimit e komunitetit, që na mbajnë të sigurt