Vendosni fjalën kyçe....

“Covid ta shpif” – Courteney Cox thotë se nuk e ka parë të dashurin e saj prej 133 ditësh


Courteney Cox dhe i dashuri Johnny McDaid kanë më shumë se 133 ditë që nuk takohen, e kjo për shkak të koronavirusit.

Aktorja 56-vjeçare, pret të përfundojë pandemia në SHBA, ndërsa i dashuri i saj 44-vjeçar, pret në Londër.

Ditën e premte aktorja e uroi të dashurin e saj në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes. Ndërsa publikon një foto të të dyve duke komunikuar online, Cox shkruan: “Kanë kaluar 133 ditë që kur ishim së bashku. Covid ta shpif. Gëzuar ditëlindjen J.”

Ajo shtoi: “Më pëlqeu dreka/darka jonë në Zoom sot. Më mungon çmendurisht”. Aktorja shkruan dreka/darka, sepse nëse për të ishte drekë gjatë takimit të tyre online, për shkak të diferencës kohore në Londër ku qëndron Johnny ishte darkë.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Cox shpjegoi pse ajo dhe McDaid kanë qenë duke u karantifikuar deri tani larg njëri-tjetrit.

“Ai ishte menduar të shkonte në Zvicër për të shkruar, dhe në vend të kësaj, iu desh të shkonte në Angli së pari dhe pastaj, krejt papritur … ata vendosën karantinën.” -tha aktorja. “Nuk e kam parë për kaq gjatë.” 

Cox dhe McDaid kanë filluar të dalin bashkë që në vitin 2013 dhe u fejuan në vitin 2014. Por në 2019-ën ata njoftuan se i kishin dhënë fund fejesës së tyre. Por ndërkohë vazhdonin përsëri të ishin të dashur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *