Jep dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj.
Ai e ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), në një kohë kur ende nuk i ishte nënshtuar procesit të Vettingut.
Duke u dorëhequr, gjyqtari Malaj nuk do jetë më i detyruar të dalë para KPK-së për verifikim pasurie e pastërti të figurës.
Kujtojmë se emri i Malajt, edhe pse ende s’kishte nisur një process Vettingu për të, po përflitej për fshehje të pasurisë.
Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash të një shume prej 1.7 milionë euro.
Malaj është pjesë e drejtësisë shqiptare që prej vitit 1993, ndërsa në total ka shërbyer prej një periudhe 27-vjeçare.
Ai ka ushtruar profesionin e tij në disa gjykata, ndërsa kulmin e karrirës e ka patur kur mori drejtimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Vitin e kaluar, një shkresë zyrtare e Malajt bë shumë zhurmë, pasi ai i ishte drejtuar drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të kërkuar mbrojtje fizike.
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit të kryeqytetit prezantonte detaje tronditëse se si, zyrtarë të lartë policorë, nën drejtimin e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, në kohën kur ai kishte qenë në fetyrë, i kanë ushtruar atij dhe familjarëve të tij të afërt presion kriminal.