Një qytetar ka denoncuar përdhunimin e një vajze me të meta mendore në Ardenicë të Lushnjës, duke akuzuar policinë që sipas tij jo vetëm nuk ka ndërhyrë por i bën presion të vëllait që të mos e bëjë të madhe çështjen.
Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha.
Ndërkohë policia ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë duke thënë se ka ndaluar një 56-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 33-vjeçaren, që rezulton të jetë 8-muajshe shtatzënë.
Denoncimi te Berisha
“Pershendetje Zoti berisha. Desha de denoncoj nje akt shnjerzor i cili ka ndodh ne fshatin ardenic te lushnjes ne meniren me barbare esht perdhunuar nje vajz me te meta mendore nga disa mostra te moshea se thyer dhe policia nuk ka ba asnje nderhirje dhe po i bejn presion vellai te saj qe mos ta bej te madhe. Respekte per ti zoti berisha se vetem ti mund ta ngresh kte problem. Anonim te lutem.”
Njoftimi i policisë
“Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga ekzaminimet ka rezultuar 8-muajshe shtatzënë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur.”