Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni akuzon Zuckerberg-un se ka gënjyer për censurën e Facebook-ut ndaj konservatorëve


Në prag të një seance dëgjimore antitrusti të gjigantëve të teknologjisë duke cituar prova video të mara nga Project Veritas, një kongresmen republikan i është referuar CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg në Departamentin e Drejtësisë duke thënë se kishte gënjyer Kongresin lidhur me paragjykimet politike.

Zuckerberg dyshohet se bëri ‘deklarata të rreme për Kongresin ndërsa ishte nën betim’ gjatë seancave dëgjimore të përbashkëta të 10-11 Prillit në vitin 2018, shkroi në një letër drejtuar kryeprokurorit amerikan, Barr, kongresmeni republikan i Floridas, Matt Gaetz.

Edhe pse lidhur me rastet e dyshuara CEO-ja i Facebook ‘në mënyrë të përsëritur dhe kategorike mohoi çdo paragjykim ndaj fjalës konservatore, personave, politikave ose politikës’ dhe ‘hodhi poshtë sugjerimin që Facebook ushtron çdo formë të manipulimit editorial’, raportet e fundit nga Projekti Veritas kanë treguar ‘prova të bollshme të një paragjykimi dhe manipulimi të tillë’, shkroi Gaetz.

Sipas pamjeve të fshehta dhe intervistave të informatorëve, moderatorët e Facebook ‘zgjodhën të eleminojnë përmbajtjen e lejuar nga platforma dhe nga pamja e publikut thjesht për shkak të orientimit politik’, shtoi Gaetz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *