Edhe 239 raste me koronavirus dhe shtatë viktima u konfirmuan të martën në Kosovë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në njoftimin e thuhet se rastet e reja rezultuan nga testimi i 401 mostrave.
Numri total i viktimave është 192, ndërsa një ditë më herët ka qenë 185.
IKSHPK-ja po ashtu tha se të martën janë shëruar 102 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi shkon në 4,129.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
Që atëherë, ka konfirmuar gjithsej 7,652 raste pozitive.
Vazhdojnë të mbeten edhe 3,331 raste
Edhe 239 raste me koronavirus dhe shtatë viktima u konfirmuan të martën në Kosovë, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në njoftimin dërguar mediave thuhet se rastet e reja rezultuan nga testimi i 401 mostrave.
Në njoftim, numri total i viktimave është 192, ndërsa një ditë më herët ka qenë 185.
IKSHPK-ja po ashtu tha se të martën janë shëruar 102 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi shkon në 4,129.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
Prej atëherë, ka konfirmuar gjithsej 7,652 raste pozitive.
Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 3,331 raste.