Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u iu çoi fletë-arrestet për “dosjen 339”, por dy prej komisionerëve politikë janë të vdekur


Dy prej komisionerëve politikë për të cilët u lështuan fletë-arrestet nga SPAK-u ditën e djeshme për dosjen 339, kanë ndërruar jetë.

Kështu 20 nga 22 fletë-arrestet e lëshuara nuk kanë mbërritur në destinacion.

SPAK mesa duket nuk ka qenë në dijeni se dy komisionerët e quajtur Kasem Lala dhe Basir Bregu kanë ndërruar jetë, pasi ata nuk janë ç’rregjistruar nga regjistri civil.

Ditën e djeshme, SPAK lëshoi 22 fletë-arreste për dosjen e shumëpërfolur 339 për zgjedhjet e vitit 2017 në qarkun e Durrësit.

Bëhet fjalë për ndërhyrjet në 3 qendra votimi në Durrës ku komisionerët akuzohen se kanë lejuar votuesit të votojnë më shumë se një herë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *