Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e ambasadës amerikane: 5 qershori të respektohet siç u ra dakord, ligjet të miratohen me gjithëpërfshirj


Ambasada amerikane ka reaguar së fundmi lidhur me marrëveshjes së 5 qershorit dhe situatës në vend pas paralajmërimit të kryeministrit Rama për ndryshime kushtetuese në Kuvend në seancën e nesërme dhe kundërshtisë së fortë të opozitës së bashkuar.

Në në status në Facebook, ambasada thekson se marrëveshja e 5 qershorit duhet respektuar ashtu siç është lënë dakord.

Ajo shton më tej se Parlamenti i ka kompetencat e përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim e miratuar legjislacionin.

Në reagimin e ambasadës thuhet se pavarësisht se opozita jashtëparlamentare ia ke djegur mandatet, ajo përfaqëson një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

“Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arria nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.” – thuhet në reagimin e ambasadës.

Në reagimin e mëtejshëm të ambasadës thuhet se marrëveshja e 5 qershorit ëshë vlerësuar dhe u bëhet thirrje palëve që të vijojnë të përfshihen në mënyrë që ligjet të miratohen deri në fund dhe ato të jenë gjithëpërfshirëse e transparente.

“Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar.” – mbylle reagimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *