Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se SHBA-ja u këshillua ngushtë me aleatët e saj, përpara se të njoftonte numrin e trupave që do të tërhiqte nga Gjermania.
“Paqja dhe siguria në Europë është e rëndësishme për sigurinë dhe përparimin e Amerikës së Veriut dhe, ndërkohë që po përballemi me një botë më të paparashikueshme, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt kur qëndrojmë së bashku”, tha ai.
“SHBA-ja u këshillua me të gjithë aleatët e NATO-s, përpara njoftimit të sotëm”, shtoi Stoltenberg.