Vendosni fjalën kyçe....

Një nga të ndaluarit për vrasjen në Elbasan, dhëndri i Qazim Sejdinit


Një nga personat e ndaluar në Elbasan për vrasjen e Florian Lamçes është Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Ai u ndalua bashkë me Ardiano Hakdarin pasi akuzohen se kanë vrarë duke goditur me sende të forta të riun pas një sherri në qendër të qytetit, pranë lokal ‘Piazza’.

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pasi tre personat kanë qenë në gjendje të dehur dhe kanë goditur njëri-tjetrin me shishe e sende të forta.

Për pasojë, Lamçe, ka humbur jetën ndërsa dy personat e tjerë, mes të cilëve edhe dhëndri i Sejdinit.

Lamçe është dënuar kohë më parë me 3 vite burg me akuzën e ‘pengimit të zbardhjes të së vërtetës’. Ai është hetuar edhe për dy plagosje por është dënuar vetëm për veprën e lartpërmendur.

Florian Lamçe është vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24 vite burg për vrasjen e Almir Canit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të vitit 2012 ndërsa debati mes Lamçes e Canit kishte nisur për një punën të papaguar nga ana e këtij të fundit, pronar i diskos ‘Tekila’.

Njoftimi

Në orët  të para të mëngjesit,   në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur  janë konfliktuar duke u dëmtuar me  njëri-tjetrin me shishe  dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç,  S.S., 34 vjeç,  dhe  F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi F.L., si pasojë e  plagëve  të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën pwr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *