Aida Hajnaj është zgjedhur drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi njëzëri për zgjedhjen e saj në krye të institucionit në fjalë.
Zgjedhja e saj në krye të BKH-së u paralajmëruar nga Partia Demokratike disa ditë më parë.
Nënkryetari i selisë blu, Paloka, u shpreh se ajo nuk duhet të kandidonte pasi rezultonte e përfshirë në afera të ndryshme në policinë e shtetit.
Zgjedhjen e saj në krye të BKH-së e mbështeti ambasadorja amerikane, Kim, që nëpërmjet një statusi në Twitter shkruante se reforma në drejtësi do vijonte duke përdorur shprehjen ‘Gur, gur, bëhet mur’.