Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur si ide shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale.
Ai shkruan në një postim në “Twitter” se votimi me postë mund të rezultojë në manipulime.
“Me votimin e përgjithshëm me postë zgjedhjet e 2020s do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më të manipuluara në histori. Do të jetë një turp i madh për SHBA.
A duhen shtyrë zgjedhjet në mënyrë që njerëzit të mund të votojnë siç duhet?”– shkruan presidenti Trump në Twitter.
Datat e zgjedhjeve përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inagurimit të Presidentit më 20 janar 2002.
Shtetet e SHBA.-së dëshirojnë ta bëjnë votimin me postë, për shkak të shqetësimeve të shëndetit publik mbi pandeminë e koronavirusit.