Kukësi ka zgjedhur për drejtimin e skuadrës ish-trajnerin e Partizanit, Skënder Gega.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Kukësit, i cili thotë se se prezantimi do bëhet ditën e hënë.
“Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin.
Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00.
Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!”-thuhet në njoftimin e klubit.