Shitjet botërore të prodhuesve japonezë të makinave ranë me 21.3% në Qershor me bazë vjetore, që është muaji i katërt radhazi i rënies dyshifrore, ndërkohë që pjesa më e madhe e fabrikave dhe dyqaneve kanë qëndruar të mbyllura gjatë karantinës, sipas të dhënave të kompanive.
Shtatë prodhuesit kryesor të vendit shkruan Scan-Tv, përfshirë Toyota dhe Nissan, kanë shitur në total 1.88 milionë makina muajin e kaluar, në rënie nga 2.39 milionë njësi një vit më parë. Rënia e shitjeve mujore të makinave është ngadalësuar që prej normës prej -50% në publikuar në muajin Prill, ndjekur nga 38% rënie në Maj.
Prodhimi botëror tek këto kompani ra me 26.1% në muajin e kaluar në 1.65 milionë njësi me bazë vjetore. Kërkesa botërore për makina ka rënë që prej muajit Mars për shkak të urdhërave të qëndrimit në shtëpi në shumë shtete, për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit. Kjo ka sjellë një rënie të vizitave tek dyqanet e makinave, ndërkohë që edhe njerëzit e shqetësuar për financat e tyre kanë rimenduar shpenzimet e mëdha.
Shumë vende në botë kanë lehtësuar masat e karantinës, por ekspertët e industrisë thonë se do të duhen deri në 5 vite që kërkesa të arrijë nivelet e vitit 2019.