Paraditen e sotme, ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë një tjetër ndihmë me pajisje që janë shumë të nevojshme për kontrollin dhe parandalimin e pandemisë.
Kjo është pjëse e Programit të Ndihmës Humanitare të Komandës Europiane (EUCOM) për Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mbështetje të përgjigjes së vazhdueshme të Shqipërisë ndaj pandemisë globale COVID-19.
“Jemi krenarë që qëndrojmë krah partneres sonë Shqipërisë në këtë luftë kundër #COVID19. #JemiMeJu”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.
Stafi i Departamentit të Mbrojtjes i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe vetë ambasadorja Kim, i dorëzuan pajisjet në ministry. Mes këtyre pajisjeve kishte edhe monitorues për pacientët, helmeta CPAP, pompa shiringash, kominoshe për një përdorim dhe dezifektant dore.