Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Koalicionet parazgjedhore do lejohen në Kod, Rama luajti blofin


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, pohoi mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama ka luajtur blofin me heqjen e koalicioneve pas ndryshimeve kushtetuese në seancën e djeshme në Kuvend.

E ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH, ajo u shpreh se koalicionet parazgjedhore do lejohen në Kodin Zgjedhor dhe se Rama ka kërkuar të largojë opozitën e bashkuar nga tryeza e Këshillit Politik me miratimin e ndryshimeve të njëanshme në Kushtetutë.

“Nëse ai ka nisur rrugën e vet në këtë mënyrë, ka dhe reagime të tjera, por ai po provokon Presidentin dhe kreun e opozitës, Basha. Rama nuk fiton dot më. Do lejohen koalicionet parazgjedhore në Kod. Ata e kanë hequr nga Kushtetuta që ne të largohemi nga Këshilli Politik dhe pastaj të miratonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, tha ndër të tjera Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *