Vendosni fjalën kyçe....

“Më përdhunoi në rezidencën e tij” – Prokurorët kërkojnë rihapjen e çështjes ndaj Gerard Depardieu


Një hetim për përdhunim kundër yllit francez të kinemasë, Gerard Depardieu, u hodh poshtë në vitin 2019 për shkak të mungesës së provave.

Akuzuesja e tij, që pretendon se ajo ishte sulmuar dhe dhunuar në shtëpinë e aktorit, tani dëshiron që hetimi të rihapet.

Një aktore në të 20-at e saj, e akuzoi Depardieun në 2018 për sulm dhe përdhunim të saj në rezidencën e tij në Paris.

Aktori 71-vjeçar mohoi se kishte kryer qoftë edhe ngacmimin më të vogël ndaj vajzës, dhe çështja u nda më pak se një vit më vonë pasi prokurorët nuk arritën të vërtetojnë pretendimet e saj.

Avokati i gruas tani e kanë rihapur çështjen si civile, një veprim që detyron autoritetet të rihetojnë, sipas mediave franceze. Depardieu, ende nuk ka komentuar mbi çështjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *