Rifillimi i fluturimeve ndërkombëtare në Rusi pas ndërprerjes së shkaktuar nga Covid-19 është vonuar përkohësisht nga një aksident në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ku një kamion karburanti u përplas me një Airbus A321.
Kamioni u përplas me aeroplanin që i përket kompanisë më të madhe ajrore në Rusi, Aeroflot, në orët e para të së shtunës.
Ngjarja ndodhi në një parking dhe asnjë ekuipazh apo udhëtar nuk ishte në bordin e avionit, i cili po përgatitej për një fluturim në Sochi, një vendpushim i njohur në Detin e Zi.
Si aeroplani, ashtu edhe kamioni pësuan dëme gjatë përplasjes. Fotografitë dhe videot nga skena e publikuar nga agjensia Ruptly e RT dhe mediat e tjera treguan një çarje të madhe në pjesën e hundës së aeroplanit me çmim mbi 118 milionë dollarë.