Facebook censuron gati 90 përqind të ‘fjalëve që nxisin urrejtjen’ para se të lejohet të qarkullojë, i tha Kongresit, CEO-ja Mark Zuckerberg gjatë një seance dëgjimore.
“Ne jemi në gjendje të identifikojmë në mënyrë proaktive 89 përqind të fjalëve që nxisin urrejtjen dhe t’i heqim madje para se postimet të jenë parë nga njerëz të tjerë,” i tha Zuckerberg Komitetit Antitrust të Dhomës së Përfaqësuesve.
Facebook ka qenë nën presion në rritje që nga zgjedhjet e vitit 2016, me demokratët që e fajësojnë atë për humbjen e Hillary Clinton-it ndaj presidentit Donald Trump.
“Ne bashkëpunojmë në mënyrë rutinore me forcat e zbatimin të ligjit dhe agjencitë e inteligjencës dhe jemi në gjendje që ndonjëherë të identifikojmë kërcënimet që vijnë nga vendet e tjera përpara se qeveritë të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.” – tha ndër të tjera Zuckerberg.