Vendosni fjalën kyçe....

Trump i jep 45 ditë kohë “TikTok”-ut për të negociuar shitjen tek “Microsoft”-i


Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar t’i japë kompanisë kineze ByteDance 45 ditë për të negociuar shitjen e TikTok-ut tek Microsoft, shkruan Daily Mail.

Kompania Microsoft Corp deklaroi të dielën se do të vazhdojë diskutimet për të blerë aplikacionin nga gjigandi kinez i Internetit – ByteDance.

Presidenti Trump kishte kërcënuar se do të ndalonte TikTok-un që të shtunën, por tani thuhet se është i gatshëm të ‘lejojë ’shitjen e tij nëse aplikacioni ndahet plotësisht nga Kina.

Gjigandi i teknologjisë me bazë në Uashington e bëri deklaratën pas një bisede midis CEO-s së saj Satya Nadella dhe Trump-it.

Në deklaratë thuhet se kompania do të sigurohet që të gjitha të dhënat private të përdoruesve amerikanë të “TikTok”-ut të transferohen dhe të mbeten në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë muajve të fundit, zyrtarët amerikanë vazhdimisht kanë akuzuar TikTok-un se paraqet një rrezik kombëtar për shkak të të dhënave personale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *