Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 26 prona të luajtshme e të paluajtshme të biznesmenit Ylli Ndroqi e familjarëve të tij.
Veprimi erdhi më kërkesë të prokurorisë së posaçme sipas së cilët, Ndroqi i ka vënë pasuritë me veprimtari kriminale pasi nuk zotëron burime të ligjshme për to.
Vendimit të para pak ditëve nga gjykata i ka paraprirë një kërkesë për mbylljen e televizionit Ora News dhe disa gjoba ndaj këtij televizioni.
Bëhet fjalë për dy gjobat nga 10 milionë lekë të vjetra për dy emisione të këtij televizioninë datën 15 maj 2020.
Gjobat u vendosën pasi sipas Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, në emisionet e Ora News nuk ishte respektuar Akti Normativ 3 lidhur me numrin e të ftuarve dhe respektimin e distancimit social.
Gjobës iu shtua edhe një kërkesë e inspektoriatit në fjalë, ISHSH për mbylljen e veprimtarisë së televizionit Ora News.