Vendosni fjalën kyçe....

Balluku mbikëqyr punimet në bypass-in e Vlorës: Investim për turizmin


Ministrja e Infrastrukturës, Balluku, ka mbikëqyrur sot punimet që po bëhen në bypass-in e Vlorës.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se ky investim i rëndësishëm do ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës turizmit e shmangien e trafikut sidomos gjatë muajve të verës.

Balluku theksoi gjithashtu se punimet janë cilësorë dhe se deri tani është kryer rreth gjysma e punës për përfundimin e këtij projekti.

“Ky është një investim i madh jo vetëm infrastrukturor, por edhe një investim për turizmin. Puna e bërë është evidente. Puna është e dukshme dhe cilësore. Unë gjej rastin për t’ju përgëzoj për punën e bërë, ndërsa iu jap shtysë sigurisht që të bëjmë më shumë përpara. Rruga në tërësi është panoramike. Qytetarët ndër të tjera do të shijojnë edhe panoramën. Është bërë 45 përqind e rrugës, ndërsa uroj që të ecet përpara. Me krahë të lehta dhe shihemi për pak javë për të parë ecurinë e mëtejshme.” – tha ndër të tjera Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *