7 persona kanë humbur jetën në Kosovë lidhur me Covid-19, 24 orët e fundit.
Sipas autoriteteve, nga 454 persona të testuar për koronavirusin e ri, kanë dalë të infektuar 250 persona.
Deri tani, Prishtina zyrtare numëron 256 viktima lidhur me Covid-19.
Ditët e fundit Kosova ka njohur zyrtarisht rritje të viktimave lidhur me koronavirusin e ri dhe kjo ka detyruar autoritetet që të vendosin sërish masa kufizuese.