Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Gjigantët farmaceutikë më kanë shpallur luftë pse ula çmimet e barnave, s’do tërhiqem


Presidenti Donald Trump tha të hënën se do vijojë të kërkojë uljen e çmimi të barnave në SHBA, pavarësisht ankesave nga industria farmaceutike.

“Kompanitë e mëdha farmaceutike nuk kanë asnjë rëndësi për mua, përveç faktit se u kërkoj që të vijojnë të bëjnë një punë të shkëlqyeshme.” – tha Trump gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne duam që ata të merren e të prodhojnë vaksinat e tyre.” – shtoi ai.

Presidenti tha se kostot e ilaçeve ishin më të lira në vende si Kanadaja e Gjermania dhe se konsumatorët amerikanë duhet të kenë të njëjtat çmime.

“Do të shihni se brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, çmimet e ilaçeve do të bien aty ku askush nuk do ta besonte se do ishte e mundur ndonjëherë.” – theksoi Trump.

Ai shtoi se kompanitë e mëdha farmaceutike kanë nisur një fushatë të gjerë ndaj tij pas vendimit të marrë për uljen e çmimit të barnave megjithatë u zotua se nuk do tërhiqej.

Presidenti muajin e kaluar nënshkroi katër urdhra ekzekutiv në një përpjekje për të ulur kostot e ilaçeve për të moshuarit, duke përfshirë lehtësimin e importit të barnave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *