Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk jam bërë palë me të majtën apo të djathtën”/ Ylli Ndroqi e ka inatin me Veliaj, e quan sekuestron sulm politik


Presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi ditën e sotme ka takuar gazetarët e televeizionit të tij pas 24 orësh kur bizneset e tij u vendosën nën sekuestro me vendim të SPAK-ut për origjinën e dyshimtë të burimit të pasurive të tij.

Në fjalën e tij drejtuar gazetarëve Ndroqi thotë se nuk di të ketë bërë pakt me të djathtën apo të majtën por duket se inatin e ka me kryebashkiakun Veliaj.

Ai përmendi se ka pasur probleme edhe me Ramën dhe Bashën por për Veliajn thotë se ka frikë të përballet me të vërtetën duke e lidhur vendimin e SPAK-ut të cilin e quajti sulm politik.

Me qetësi se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur, po nuk patëm furtuna të tilla normalisht nuk do të ekzistojmë më dhe nuk do të bënim punën që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Për gati 13 vite unë nuk di të jem bërë palë me të majtën a të djathtën. Ka pasur problem edhe në kohën e PD-së, në kohën e PS-së, në kohën kur Rama ka qenë kryebashkiak, në kohën e Bashës, por edhe me Erion Veliajn. Por më interesanti dhe njeriu që nuk përballet dot me të vërtetën është Erion Veliaj dhe ky është sulm politik”-i tha Ndroqi gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *