Qyteti i dytë më i madh në Australi, do u nënshtrohet disa prej masave më të jashtëzakonshme të bllokimit lidhur me Covid-19 në planet.
Një total prej 147 njerëz kanë humbur jetën lidhur me koronavirusin në Victoria, duke e bërë atë zonën më të goditur të Australisë, me 232 vdekje në total. Sidoqoftë, ndërkombëtarisht këto janë një numër shumë i vogël, madje edhe në raport me popullsinë.
Kohët e fundit qeveria e Victorias rriti testimet duke zbuluar më shumë persona të prekur nga koronavirusi i ri, 671 vetëm më dielën ndërsa numri i viktimave brenda ditës ka shkuar në 11.
Situata bëri që kryeministri të impononte llojin e kufizimeve ndaj pesë milionë banorëve në Melburn, që do të dukeshin të ashpra edhe në Berlinin Lindor të viteve 1950.
Masat përfshijnë:
- Një shtetrrethimi gjashtë-javor nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit në të gjithë zonën e metrosë të Melburnit, me përjashtime të vetme personat që punojnë, stafeve të kujdesit mjekësor dhe atyre të zinxhirit ushqimor.
- Jashtë këtij orari mund të largohesh nga banesa vetëm për të blerë ushqime dhe sende thelbësore, ushtrimi i përditshëm, puna dhe përkujdesja.
- Ushtrimi ditor mund të bëhet vetëm brenda një rrezeje prej 5 kilometrash, nuk mund të zgjasë më shumë se një orë dhe nuk mund të jetë me më shumë se një person tjetër.
- Ju nuk mund të blini më shumë se dy njësi të sendeve të caktuara thelbësore, duke përfshirë bulmetin, mishin, perimet, peshkun dhe letrën e tualetit.
- Maska është e detyrueshme kur dilet jashtë, në të gjithë shtetin.
Të gjitha këto masa janë të jashtëzakonshme, por pjesa më e rëndë e masave është se policia mund të hyjë në shtëpinë e kujtdo edhe pa mandat nga gjykata apo pa lejen e pronarëve të shtëpisë.
Vlen të theksohet se mosha mesatara e personave që kanë ndërruar jetë në Covid-19 në Australi është 82-vjeç.