Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Barçit protestojnë për ujë dhe infrastrukturë, PD: Bashkia Korçë ka mbyllur veshët, di vetëm të bëjë propagandë


Pas protestës së banorëve të fshatit Barç të cilët kërkonin ujë të pijshëm dhe ndërtimin e kanalizimeve dhe rrugëve ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në Korçë.

Sipas anëtares së kryesisë së degës, Viola Tasi, kërkesat e banorëve kanë rënë në vesh të shurdhër të Bashkisë Korçë.

Kërkesat e banorëve sipas PD-së janë të shekullit të kaluar por Bashkia e ka mendjen vetëm për propagandë.

Deklarata e plotë:

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në fshatin Barc duke konstatuar me keqardhje se kërkesat e atyre banorëve, që jetojnë në një fshat/lagje të Korçës, as 2 km larg qendrës së qytetit, janë qartësisht elementare dhe vazhdojnë të bien në veshin e shurdhër të Bashkisë.

Banorët e këtij fshati, të gjendur përballe mungesës së theksuar të ujit të pijshëm, si dhe infrastrukturës urbane, i kanë dërguar Bashkisë Korçë një peticion të firmosur nga rreth 50 kryefamiljarë ku kërkojnë Ujë, kanalizime dhe rrugë.

Ne vitin 2020, bashkia e Korçës i detyron njerëzit të dalin në protestë për kërkesa që i takojnë shekullit të kaluar.

Diku para një muaji, Bashkia propagandoi me të madhe se po punonte për sistemimin e një rruge të këtij fshati, duke e shoqëruar si gjithmonë me pamje filmike dhe fotografike dhe duke mbledhur aty më shumë fotografë sesa punëtorë .

Mjaftoi një shi i vetëm për të shpëlarë makijazhin në fytyrën e plakur të bashkisë dhe për të nxjerrë në pah llumin e propagandës të fëlliqur, që karakterizon jo vetëm bashkinë e korcës, por të gjithë qeverisjen e Rilindjes tashmë në agoni.

PD Korçë, denoncon neglizhencën, indiferencën si dhe abuzimin që Bashkia shfaq jo vetëm ndaj banorëve të Barcit, por mbi të gjithë territorin administrativ të saj.

I bëjmë thirrje të heqin dorë nga propagandat bajate, reklamat mbi punime fallco dhe të marrin seriozisht punën e tyre.

Gjithashtu, deklarojmë se do të jemi në mbështetje të të gjithë qytetarëve të Korçës, qofshin në qytet apo në fshat, dhe do të denoncojmë hapur dhe pa dorashka, neglizhencën dhe paaftësinë e kësaj Bashkie dhe Qeverie, që qëndrojnë akoma në pushtet me vota të vjedhura dhe votime moniste.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *