Papa Françesku ka emëruar gjashtë gra për të mbikëqyrur financat e Vatikanit, duke i bërë ato gratë me pozicionin më të lartë që kanë shërbyer ndonjëherë atje.
Anëtarët e reja gra të Këshillit të Ekonomisë të janë:
-Nga Britania e Madhe: ish-ministrja e Partisë Laburiste, Ruth Kelly dhe Leslie Jane Ferrar
-Nga Gjermania: Charlotte Kreuter-Kirchhof dhe Dr. Marija Kolak,
-Nga Spanja: Eva Castillo Sanz dhe María Concepción Osákar Garaicoechea.
I emëruari i shtatë është italiani Alberto Minali.
Nga 15 anëtarët e Këshillit, tetë janë kardinalë dhe peshkopë, “në mënyrë që të pasqyrojnë universalitetin e Kishës”.
Sipas Vatican News, Papa krijoi Këshillin për Ekonominë në vitin 2014 “për të mbikëqyrur menaxhimin ekonomik” dhe “aktivitetet administrative dhe financiare” të institucioneve të Vatikanit.
Këshilli rishikon buxhetet dhe bilancet e të gjitha zyrave të Selisë së Shenjtë: administrimin qendror të Kishës Katolike në Romë, rrjetin diplomatik papal jashtë vendit dhe shtetin sovran të qytetit të Vatikanit në Itali.
Ndryshimet vijnë pasi pandemia e COVID-19 ka komplikuar problemet financiare të gjata të Vatikanit.