Çiftet e pamartuar nga vende të ndryshme, kanë muaj që nuk shihen për shkak të kufizimeve të vendosura për shkak të koronavirusi. Por Gjermania ka vendosur të lirojë rregullat kufizuese për ta.
Deutsche Welle shkruan se duke nisur nga e hëna partnerët nga vendet jashtë BE-së, dhe të pamartuar mund të udhëtojnë sërish në Gjermani për t’u takuar me të dashurit e tyre.
Kusht për këtë lehtësim në udhëtimin në Gjermani është sipas të dhënave të ministrisë një partneritet afatgjatë.
Gazeta gjermane shkruan se lidhja do duhet të provohet përmes një banese të përbashkët të mëparshme, ose duke vërtetuar takimet e mëparshme në Gjermani.
Krahas dokumenteve të udhëtimit, duhet paraqitur një ftesë e partnerit që jeton në Gjermani dhe një deklaratë e përbashkët e nënshkuar për ekzistencën e marrëdhënies në çift.