Ministrja e Informacionit të Libanit, Manal Abdel Samad, është dorëhequr nga posti i saj.
Lajmi vjen ndërsa kryeqyteti Bejrut është përfshirë nga protesta të dhunshme pas shpërthimit masiv të fillimit të javës që la më shumë se 150 viktima e mijëra të plagosur.
Në një fjalim televiziv, Samad, kërkoi falje për dështimin për të përmbushur ‘aspiratat’ e popullit libanez dhe bëri thirrje për ‘unitet’ ndërsa vendi përballet ende me plagët e shpërthimit.
“Unë dorëhiqem nga qeveria, duke dëshiruar që vendi ynë i dashur Libani të rimarrë veten sa më shpejt dhe të ndjekë rrugën e unitetit, pavarësisë dhe prosperitetit,” tha ajo.
Rreth 10,000 demonstrues antiqeveritarë u mblodhën në qendër të kryeqytetit libanez të shtunën.
Protestuesit më vonë u përpoqën të sulmonin ndërtesën e parlamentit, por u zmbrapsën nga forcat e sigurisë që përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Qindra u plagosën në përleshje, dhe një oficer policie u vra.
Personeli ushtarak u dërgua pasi demonstruesit u detyruan të hyjnë në zyra të shumta qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregtisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Ujit dhe Energjisë.