Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti amerikan i këshillon studentët të mbajnë maska gjatë seksit


Universiteti amerikan i Georgias raportohet se u ka dërguar njoftime studentëve në kampus duke i këshilluar që të vënë maska në fytyrë gjatë marrëdhënieve seksuale.

“Merrni parasysh që të mbani maskë në fytyra gjatë seksit. Frymëmarrja e rënduar dhe gulçimi mund të përhapin më tej virusin dhe veshja e maskës mund të zvogëlojë rrezikun,” shkruan OutKick.

“Ju jeni partneri më i sigurt i vetes. Praktikoni masturbimin ose kufizoni numrin e partnerëve seksualë që keni,” shtoi OutKick.

Në qershor, një studim nga studiuesit në Universitetin e Harvardit thotë se për të parandaluar transmetimin e COVID-19 nga një person tek një person tjetër, të dy personat duhet të mbajnë një maskë për fytyrën ndërsa bëjnë seks.

Studimi këshillonte gjithashtu që partnerët të mos putheshin. Sugjeroi që partnerët të bënin dush para dhe pas aktit dhe të pastrojnë gjithçka me peceta me alkool ose sapun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *