Një grua 67-vjeçare është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në rrugën “Gjon Kastrioti” në Laprakë.
Sipas policisë, trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat djalin e saj, personin e vetëm me të cilin ajo jetonte.
“Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.
Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas Balkanweb, djali i viktimës vuan nga probleme psikologjike dhe epileptik.