Vendosni fjalën kyçe....

39-vjeçari u rrëzua pas hedhjes me parashutë, Federata Shqiptare e Aeronautikës: Nuk është piloti ynë


Federata Shqiptare e Aeronautikës ka reaguar lidhur me lajmet për rrëzimin e 39-vjeçarit që u hodh me parashutë nga Qafa e Llogarasë, por përfundoi duke u rrëzuar në përroin e Palasës.

Në një njoftim, Federata Shqiptare e Aeronautikës thotë se piloti në fjalë nuk ka qenë pjesë e ekipit profesionist të pilotëve të tyre.

“Federata Shqiptare e Aeronautikes shpreh keqardhjen dhe shqetesimin per nje incident qe ka ndodhur ne dt. 9 gusht 2020 ne Llogara, kur nje fluturim dysh deshtoi, fatmiresisht pa pasoja tragjike, per nje gabim njerezor.

Federata sqaron se ngjarja ne fjale nuk ka te beje absolutisht me aktivitetin 27 vjecar te fluturimeve dyshe, me pasagjere, zhvilluar nga pilotet profesioniste te Federates sone, nen organizimin e SkySportS Albania.

Ekipi i piloteve profesioniste qe operojne ne Llogara jane pilote te ekipeve kombetare te Shqiperise edhe Koseves nen Federaten Shqiptare te Aeronautikes dhe Federates Aeronautike te Kosoves, te cilet respektojne cdo rregull e protokoll qe kerkojne sportet e bukura te ajrit.

Ftojme te gjithe ata qe duan te shijojne mrekulline e fluturimit te vazhdojne te besojne tek ne si ekipi i vetem serioz qe ofron sigurine e garancine si keto 27 vjet. Kush fluturon, dashuron”, thuhet në reagimin e Federatës Shqiptare të Aeronautikës.

39-vjeçari me inicialet L.A që u rrëzua pas hedhjes me parashutë, ka marrë disa dëmtime në trup dhe po mjekohet në spitalin e Vlorës, ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *