Kreu i Partisë Demokratike ka vizituar një familje në fshatin Kameras të Manzës që jeton në çadër që prej tërmetit të 26 nëntorit.
Kryefamiljari i ka pouar Bashës që edhe pse shtëpia e tij është e pabanueshme nga tërmeti, ai është skualifikuar nga marrja e ndihmës.
Kryedemokrati tha se asnjë nga personat që kanë abuzuar me fondet e tërmetit nuk do shpëtojë por do përgjigjet para ligjit.
“Shtëpia e shkatërruar prej 26 nëntorit 2019, jeton me gruan në çadër dhe të thonë se je skualifikuar për ndihmë. E kam dëgjuar këtë nga disa prej banorëve, jo vetëm të kësaj zone. Ky është një korrupsion që fillon që nga kryepleqtë këtu dhe vazhdon deri në bashki e qeveri. Korrupsioni dhe vjedhja që po bëjnë me fondet e tërmetit, nuk ka për të shpëtuar pa përgjegjësi. Peshqit e mëdhenj në Tiranë po se po, por dhe këta këtu që tallen me ju për të marrë ryshfet e ju bëjnë që të bëni letrat nga disa herë. Ata duhet ta dinë se do të japin llogari nga i pari deri tek i fundit. Për këtë ke fjalën time.” – tha ndër të tjera Basha.