Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e çmimit të energjisë, paralajmërohen protesta në Maqedoninë e Veriut


Banorët në disa qytet në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Ato janë njoftuar për të premten e do mbahen në Shkup, Gostivar, Kumanovë e Tetovë, raporton INA.

Siç kanë njoftuar disa nga organizatorët e protestës, protesta fillon në ora 18:00 te parku i Çairit, nga ku qytetarët do të nisen drejt godinës së qeverisë.

Maqedonia e Veriut nuk ka ende qeveri pas zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut.

Pritet që ditën e nesërme, presidenti Pendarovski t’ia besojë mandatin për formimin e saj ish-kryeministrit e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *