Vendosni fjalën kyçe....

UEFA vendos eliminimin e Dritës në tavolinë, shkak koronavirusi


FC Drita është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi që UEFA ka vendosur që ndeshja mos të përsëritet.

Kampioni i Kosovës ka konfirmuar me anë të një komunikate për shtyp se UEFA ua ka konfirmuar se ka humbur ndeshjen në tavolinë.

“Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se që shkalla e apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavoline me rezultat zyrtare 3:0!”, shkruan në komunikatën e klubit.

Për kampionin e Kosovës ky është një vendim i habitshëm.

“Arsyeja kryesore të këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur te shtyhet më shume se tre ditë (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shumë arsye të tjera që nuk kane të bëjnë me ne si klub por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA organizatore!”.

KF Drita e ka quajtur këtë vendim të papritur dhe subjektiv.

Ata kanë thënë se do të angazhojnë avokat për të ndjekur rrugët ligjore për vendimin e fundit të UEFA-s.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *