Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevard Republika në Korçë.
Një makinë ka përplasur një këmbësor duke e plagosur.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin mjekësor ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I aksidentuari është shtetasi Y.Xh rreth 60 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është shtetasi H.D.