Atalanta ëndërroi deri në minutat e fundit për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Por ëndrrën francezët ia prishën në minutat e fundit të lojës duke përmbysur rezultatin dhe e e kthyer në favor të tyre.
Bergamaskët shënuan në minutën e 27 me Pasalic ndërsa për parizienët barazoi Marquinios në minutën e 90 dhe përmbysi shifrat Choupo-Mouting në minutën e 93.
PSG-ja do luajë në gjysmëfinale me një nga fitueset e çiftit mes Laipzig dhe Atletiko Madrid.