Vendosni fjalën kyçe....

Minat e vendosura nga milicitë e Haftarit shkaktoj 55 viktima në Libi

Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të minave të vendosura në formë kurthesh në vendbanimet në jug të kryeqytetit libian Tripoli dhe qytetit Sirte nga militantët besnikë të Khalifa Haftarit, udhëheqësit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, është rritur në 55.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se numri i personave që humbën jetën nga shpërthimet e shkaktuara nga minat e vendosura nga militantët e Haftarit është rritur në 55, ndërsa ai i të plagosurve në 107.

Sipas deklaratës, 64 nga viktimat ose të plagosurit kanë qenë pjesëtarë të ekipit të kërkimit dhe shkatërrimit të shpërthyesve, kurse 98 civilë.

Shifrat e shpalosura nga ministria, siç njoftohet, përfshijnë periudhën 22 maj – 9 gusht.

Ndryshe, më 22 maj, ushtria libiane njoftoi se milicitë e Haftarit kishin vendosur mina dhe mjete shpërthyese në zonat e banuara para ikjes nga Tripoli jugor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *