Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët zbulojnë një lloj të ri tërmeti të fuqishëm, e quajnë “boomerang”


Për herë të parë në histori, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e tërmeteve misterioze dhe jashtëzakonisht të fuqishme ‘boomerang’, duke hedhur mundësinë e llojeve edhe më shkatërruese të ngjarjeve sizmike.

Studiuesit e udhëhequr nga Stephen Hicks, një sizmolog në Imperial College London, studiuan të dhëna nga 39 sizmometra të vendosur pranë Mid-Atlantikut për të monitoruar aktivitetin sizmik dhe më në fund gjetën prova të tërmetit të teorizuar, por jo kurrë të dëshmuar; ‘Thyerja e përhapjes mbrapsht’.

Një tërmet me madhësi 7.1 ballë goditi përgjatë një plasaritjeje 650 milje larg bregdetit të Liberisë në gusht 2016, i fuqishëm, por disi i pakapshëm, derisa të dhënat sizmike treguan se sapo kishte ndodhur një anomali e madhe.

“Edhe pse struktura duket e thjeshtë, mënyra se si u rrit tërmeti nuk ishte kështu dhe kjo ishte plotësisht e kundërt me atë se si prisnim që tërmeti të dukej para se të fillonim të analizonim të dhënat,” tha Hicks.

Lëkundjet në det të thellë filluan thellësisht nën tokë, duke nxituar në drejtim të lindjes drejt Mid-Atlantikut përpara se të ktheheshin përsëri dhe të ngriheshin nëpër pjesën e sipërme me shpejtësi afërsisht 11,000 milje në orë, aq shpejt sa ta bënte distancën nga Nju Jorku në Londër nën 20 minuta.

“Për sa njohuri kam unë, kjo është hera e parë që diçka e tillë është raportuar,” tha gjeofizikanti Yoshihiro Kaneko nga GNS Science në Zelandën e Re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *