Vendosni fjalën kyçe....

DASH-i e përcakton Shqipërinë si vend të sigurt për rrjetet e komunikimit, Balluku: Vlerësim për punën


Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përcaktuar Shqipërinë si vend të sigurt për sa i përket sigurisë së rrjeteve të komunikimit. Lajmi është njoftuar nga ministrja e Insfratrukturës, Balluku.

Ajo thekson se ky është një vlerësim i radhës për punën e mirë të bërë nga Shqipëria.

Në raport thuhet se Shqipëria bën pjesë në grupin e shteteve që ofrojnë garanci për mbrojtjen e aseteve amerikane.

Bëhet fjalë për mbrojtjen e rrjeteve 5G nga prodhues jo të besueshëm.

Në listën e publikuar nga ministrja në postimin e saj, përveç Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Australia, Kanadaja, Çekia, Danimarka e Estonia.

 “Vlerësimi i radhës për punën tonë të mirë nga partnerët strategjikë. Departamenti Amerikan i Shtetit rendit Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta përsa i përket sigurisë së rrjeteve të komunikimit. Në raportin e publikuar së fundmi, “Rrjeti i pastër garanci për mbrojtjen e aseteve Amerikane”, DASH ka përfshirë Shqipërinë në vendet me rrjet të pastër/të sigurtë duke qenë një nga vendet e angazhuara për mbrojtjen e rrjeteve 5G nga prodhues jo të besueshëm dhe për të bashkëpunuar vetëm me kompani të sigurta. Krenarë që gjithmonë qëndrojmë në krah të partnerëve tanë strategjikë, në mbrojtje të qytetarëve dhe shërbimeve të sigurta.” – shkruan Balluku në Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *