Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Emiljano Shullazit letër Metës, Ruçit e Ramës: Të dalë nga regjimi 41-Bis, ka punuar në bibliotekë e s’ka vërejtje


Avokati i Emiljano Shullazit, u është drejtuar me një letër presidentit Meta, kreut të Kuvendit Ruçi e kryeministrit Rama.

Letra ka të bëjë me vendimin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë për të izoluar Emiljano Shullazin në një burg të sigurisë së lartë nën regjimin ‘41 bis’.

Sipas avokatit Vladimir Meç e, urdhri i ministrisë është abuziv e i kundërligjshëm dhe lidhur me këtë ai jep argumentet e tij.

Ai thekson se komunikimet e klientit të tij nuk mund të lidhen domosdoshmërisht me veprimtari kriminale.

“Transferimi i të mbrojturit dhe përfaqësuarit prej meje në këtë regjim, është bërë me anë të urdhrit Nr.253, datë 28.07.2020, të Ministrit të Drejtësisë, ‘Për vendosjen në Regjimin e Posaçëm të Ushtrimit të të Drejtave në Burgun e sigurisë së Lartë për të paraburgosurin Emiljano Shullazi. Urdhri i mësipërm i Ministrit të Drejtësisë është ekzekutuar në datën 01.08.2020 dhe i paraburgosuri Emiljano Shullazi si dhe avokati i tij mbrojtës, kanë marrë njoftim në të njëjtën datë…Si ligji edhe zbatimi i tij, kanë nxjerrë në pah disa probleme të rëndësishme, për të cilat dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj. Urdhri i Ministrit të Drejtësisë, si në formë edhe në përmbajtje është i kundraligjshëm dhe abuziv dhe ne e kemi kundërshtuar tashmë gjyqësisht për këto kundraligjshmëri.

…Ligji parashikon një seri masash të zbatueshme për të burgosurit që i nënshtrohen regjimit të ashpër të burgut. Të ‘kufizuarit’ në 41-BIS vendosen në izolim, pra hiqen nga të burgosurit e tjerë që i nënshtrohen regjimit të zakonshëm, duke u vendosur në një qeli të vetme pa qasje në zona të zakonshme dhe monitorohen vazhdimisht nga një forcë speciale e policisë së burgut. Por kjo, vetëm pasi të jetë vërtetuar që i paraburgosuri të ketë kryer veprime të kundraligjshme, që synojnë në vijimin e aktivitetit kriminal për të cilin akuzohen.

Përveç kësaj, pengimi i këtyre subjekteve që të komunikojnë brenda dhe jashtë ambientit të burgut duhet domosdoshmërisht t’i lidhë komunikimet apo takimet me një aktivitet kriminal! Jo çdo komunikim apo takim përbën shkak për vendosjen e subjektit në regjimin e posaçëm. Në këtë pikë ligji është i paqartë!” – shkruhet në letrën drejtuar tre krerëve të shtetit.

Më tej avokati Meç e shton se Shullazi ka komunikuar në burg me të nipin, shokun e fëmijërisë e kushëririn e tij por bëhet fjalë për komunikime njerëzore mes njerëzish që kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe është e paqartë sesi ministria ka arritur në përfundimin se mes tyre është diskutuar për veprimtari kriminle.

“Ajo që thuhet në urdhrin e Ministrit të Drejtësisë për Emiljano Shullazin, se ‘subjekti mban komunikime/kontakte me organizatën kriminale ku bën pjesë dhe me organizata të tjera, si dhe me të paraburgosurit e tjerë, të cilë i përkasin së njëjtës organizatë dhe organizatave të tjera me të cilat bashkëpunojnë’, është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve. Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur në IEVP 313 ‘Jordan Misja’ bashkë me të kanë qenë në të njëjtin institucion edhe nipi i tij, Endrit Zela, shoku i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të gjithë këta sipas gjykatës së shkallës së Parë, ‘pjesë e një grupi të strukturuar kriminal’. Nëse ministri e ka fjalën për këta persona, të cilët ‘janë pjesë e së njëjtës organizatë kriminale’, kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do e takojë dhe do flasë me nipin e tij, do kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet as kriminale, as e kundraligjshme. Nëse Ministri e ka fjalën për ‘Organizata të tjera kriminale’, duhet të arsyetojë dhe të shprehet qartë se për cilat organizata e ka fjalën, a ka të tilla të proceduara penalisht apo edhe të dënuara me vendim të formës së prerë? Së fundmi, duhet të na thotë se a kanë pasur këto komunikime dhe kontakte qëllim kryerjen e veprave kriminale a terroriste?”, shton avokati.

Avokati i Shullazit thekson gjithashtu se ai nuk ka asnë vërejtje apo masë disiplinore gjatë 4 viteve e 3 muajve paraburgim, ku ka qenë i punësuar në bibliotekën e burgut dhe bën thirrje për rishikim të ligjit e zbatimit të tij.

“Emiljano Shullazi ka në paraburgim plot 4 vjet e 3 muaj, në dy vjet e gjysmë ka qenë edhe i punësuar në bibliotekën e burgut dhe nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullores ndaj tij. Si ta shpjegojmë që ky individ ka respektuar me përpikmëri rregulloren nga njëra anë dhe një ditë të bukur me diell, si ‘rrufe në qiell të pastër’, u bë ‘armiku publik’ që duhej patjetër të izolohej në regjimin e posaçëm 41-BIS”, shton avokati Meçe.

LETRA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *