Vendosni fjalën kyçe....

Tetë të vdekur dhe 193 raste të reja me koronavirus në Kosovë



Tetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, që thotë se kjo e ka çuar në 373 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas IKSHPK-së janë konfirmuar me koronavirus edhe 193 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999.”- njofton IKSHPK.

Rastet e reja pozitive janë nga:

Prishtinë 56 raste; Pejë 18 raste; Gjilan 14 raste; Vushtrri 13 raste; Mitrovicë 11 raste; Prizren 11 raste; Podujevë 10 raste; Gjakovë 8 raste; Drenas 5 raste; Viti 5 raste; Ferizaj 4 raste; Fushë Kosovë 4 raste; Klinë 4 raste; Skenderaj 4 raste; Suharekë 4 raste; Deçan 3 raste; Lipjan 3 raste; Malishevë 3 raste; Dragash 2 raste; Han i Elezit 2 raste; Kaçanik 2 raste; Obiliq 2 raste; Shtime 2 raste dhe me nga një rast në Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *