Policia belge ka arrestuar një punonjës që u kthye të punonte në kompaninë e tij në Haaltert, në Flanders Lindore, pasi u kthye nga një udhëtim në Maqedoninë e Veriut, një vend që ende konsiderohet si “zonë e kuqe”.
Burri i cili ishte një shofer autobusi, nuk e kishte plotësuar formularin e caktuar pasi u kthye nga zona e kuqe, dhe nuk arriti të hynte në karantinë të detyrueshme.
“Burri u arrestua menjëherë dhe u fut në karantinë,” tha kryetarja e komunës Haaltert Veerle Baeyens të enjten, duke qenë e kënaqur me trajtimin e policisë, citon Brusseles Times.
“Burri është testuar për koronavirus dhe rezultatet dalin të Premten. Në varësi të rezultateve, mund të jetë e nevojshme të merren masa në kompaninë e tij “– shtoi ajo.
Kompania gjithashtu është kontaktuar dhe informuar. Burri tani përballet me gjobë për shkeljen e masave belge për të luftuar përhapjen e Covid-19.
Ndërkohë Virologu belg, Marc Van Ranst, komentoi incidentin në VTM Neës duke e konsideruar të tepërt reagimin e policisë.
“Është mirë që ky njeri u karantinua, rregullat duhen ndjekur. Por ata gjithashtu mund thjesht ta kishin thirrur këtë njeri dhe t’i theksonin detyrimin e karantinës. Ne nuk jemi një shtet policie dhe nuk duhet të jemi. Rregullat duhet të zbatohen, por barra nuk duhet të shkojë shumë larg në anën tjetër. “– thotë Van Ranst.