Vendosni fjalën kyçe....

127 të vdekur nga përleshjet mes ushtarëve e civilëve në Sudanin e jugut


Përleshjet midis ushtarëve dhe civilëve gjatë një aksioni për çarmatosjen e popullatës në qytetin qendror të Sudanit të Jugut, Tonj kanë lënë 127 të vdekur, tha një zëdhënës i ushtrisë.

Luftimet shpërthyen në mesjavë ndërsa forcat e sigurisë kryen një operacion për çarmatosjen e civilëve në zonë, që ka parë përleshje vdekjeprurëse mes palëve, tha për AFP-në, Gjeneral Major Lul Ruai Koang.

Më shumë se gjashtë vjet pasi shpërtheu një luftë civile në vend dhe në mungesë të një qeverie funksionale, shumë komunitete kanë rezerva armësh që i ruajnë për mbrojtjen e vetes ose mbrojtjen e bagëtive nga grabitja.

Dhuna në Tonj filloi pasi disa të rinj të armatosur u përplasën me armë me një grup ushtarësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *