Vendosni fjalën kyçe....

Malajzia ndihmon Kosovën me një milion maska dhe 30 mijë doreza


Majlajzia i vjen në ndihmë Kosovës me një milion maska dhe 30 mijë doreza. Ky vendim është marrë pas takimit online mes ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, më datë 6 korrik të këtij viti.

Më shumë se një muaj pas videokonferencës, ministrja Haradinaj Stublla ka bërë të ditur se qeveria e Malajzisë ka vendosur t’i dërgojnë Kosovës ndihmë në luftën kundër COVID-19, duke bërë një donacion prej një milion maska dhe 30 mijë dorëza, të cilat do të arrijnë brenda pak ditëve në Kosovë.

“ Pas videokonferencës që zhvillova me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein me datë 6 korrik, sot u njoftuam se Qeveria e Malajzisë kanë vendosur t’i dërgojnë Republikës së Kosovës ndihmë anti-COVID19, donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë.

Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malazias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”- shkruan ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *