Vendosni fjalën kyçe....

Shërohet nga koronavirusi mjeku i Spitalit “Shefqet Ndroqi”


Mjeku i spitalit “Shefqet Ndroqi” Alban Hatibi, i cili ishte i shtruar para tre javësh, ka fituar betejën kundër Covid. Lajmin e mirë e bëri të ditur shefja e Reanimacionit në Spitalin COVID 2, Alma Cani nëpërmjet një postimi në facebook.

“Kënaqësi për mua t’ju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejën me Covid-19! Çdo dite duke u përballur me ketë uragan që nuk po mbaron, çdo ditë duke u ndeshur me ketë të keqe që nuk po kursen jetën e njerëzve, përfshirë këtu edhe moshat e reja, për ne bluzat e bardha rreziku është i madh dhe ne nuk jemi të përjashtuar nga e keqja, që është afër nesh çdo çast!”– shkruan mjekja.

Cani shprehet se virusi është një rrezik mjaft i madh për bluzat e bardha , por ajo beson fort që mund t’ja dalin. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat kundër Covidit.

Alban Hatibi shërben si mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *